Offices – Albania
Explore all Offices
Global Reach
Global Reach

Apart from offering expert legal consultancy for local jurisdictions, CMS partners up with you to effectively navigate the complexities of global business and legal environments.

Explore our reach
Insights – Albania
Explore all insights
Expertise
Insights
Insights

CMS lawyers can provide future-facing advice for your business across a variety of specialisms and industries, worldwide.

Explore topics
Offices
Global Reach
Global Reach

Apart from offering expert legal consultancy for local jurisdictions, CMS partners up with you to effectively navigate the complexities of global business and legal environments.

Explore our reach
CMS Albania
Insights
Trending Topics
About CMS

Select your region

Publication 20 May 2024 · Albania

Cilat janë tre zhvillimet kryesore në Shqipëri në lidhje me pretendimet e politikave të gjelbra dhe rrezikun e lidhur me greenwashing?

11 min read

On this page

Në fushën e përgjegjësisë mjedisore dhe mbrojtjes së konsumatorit, Shqipëria dallohet si një pjesëmarrëse proaktive në marrëveshjet ndërkombëtare, duke treguar një përkushtim ndaj praktikave të qëndrueshme dhe të drejtave të konsumatorit. Ndërsa greenwashing vazhdon të mbetet nje fushe e pa rregulluar, Shqipëria, e udhëhequr nga ligje si Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit, është përpjekur të luftojë praktikat mashtruese në treg. Ky përkushtim shtrihet edhe te rregullimet specifike të etiketimit, duke siguruar informacione të rregullta për konsumatorin dhe identifikimin e produktit. Gjithashtu, greenwashing, i përcaktuar në Strategjinë Kombëtare të Energjisë 2030, e pozicionon vendin si një "bateri të gjelbër" për rajonin e Ballkanit, duke theksuar përpjekjen për burimet e energjisë së rinovueshme, për të adresuar sfidat e energjisë dhe për ti përshtatur në përputhje me objektivat mjedisore evropiane. Ky qëndrim dinamik pozicionon Shqipërinë në krye të frontit për një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.

1. Angazhimi i Shqipërisë për praktika të qëndrueshme dhe mbrojtjen e konsumatorit përballë Greenwashing

Ndërsa Greenwashing, praktika mashtruese e marketingut që ekzagjeron ose pretendon në mënyrë të rreme përfitime mjedisore, nuk është ende e rregulluar, Shqipëria është angazhuar në mënyrë aktive në promovimin e praktikave të qëndrueshme. Shqipëria është një pjesëmarrëse krenare në marrëveshje të ndryshme ndërkombëtare që fokusohen në mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e mjedisit. Duke u përafruar me këto marrëveshje, Shqipëria angazhohet të përshtasë politika dhe praktika të gjelbra për të siguruar një të ardhme më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme për të gjithë.

Duke njohur rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorit, veçanërisht në fushën e të drejtave mjedisore, është e qartë, se edhe pse rregullat aktuale mund të mos trajtojnë në mënyrë eksplicite greenwash, Shqipëria mbetet e angazhuar për ruajtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe promovimin e sjelljes së barabartë dhe transparente të biznesit.

Sipas ligjit nr. 9902, datë 17.4.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorit” (në vijim “ Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit”), konsiderohet mashtruese praktika tregtare kur shpërndan informacione të rreme, duke paraqitur një përfaqësim të pavërtetë të mallrave ose shërbimeve. Për më tepër, një praktikë është mashtruese nëse, në çfarëdo mënyre, duke përfshirë paraqitjen e përgjithshme, çorienton ose ka të ngjarë të çorientojë konsumatorin mesatar. Ky mashtrim e shtyn konsumatorin të marrë një vendim që përndryshe nuk do ta kishte marrë, edhe kur informacioni është faktik. Karakteristikat kryesore të produkteve, duke përfshirë aspekte si disponueshmëria e tyre, dobia, rreziqet e lidhura, aplikimet, përbërja, aksesorët, mbështetja pas blerjes për konsumatorët dhe procedurat për adresimin e ankesave, janë zakonisht elementë përmes përshkrimit të rremë të të cilave, një praktikë tregtare mund të konsiderohet mashtruese ose çorientuese.

Detajet shtesë përfshijnë metodën dhe datën e prodhimit ose dorëzimit, përshtatjen me destinacionin e synuar, përdorimin e rekomanduar, sasinë, specifikimet, origjinën gjeografike ose tregtare dhe rezultatet e parashikuara nga përdorimi, si dhe rezultatet ose informacionet përkatëse nga testet ose kontrollet e kryera mbi mallra.

Shkeljet administrative, që nuk përbëjnë kundërvajtje penale, kategorizohen si kundërvajtje administrative dhe i nënshtrohen dënimeve të përcaktuara në ligj. Inspektori i mbikëqyrjes së tregut ka autoritetin të vendosë gjoba, në shumën 100,000 Lek ose 970 euro, për shkelje të kushteve të paketimit, siç përcaktohet në nenin 11, ku specifikohet se shitësi është i detyruar ta shesë mallin e ambalazhuar ose të paketuar në mënyrë të rregullt e të sigurt. Në rastet e shitjes me vetëshërbim, shitësi është i detyruar t'i sigurojë blerësit material të përshtatshëm e të sigurt paketimi.

Shkeljet që lidhen me etiketimin e parregullt, të parashikuar në nenin 8, gjobiten me 200 000 Lek ose 1970 euro. Kjo dispozitë detyron emërtimin e qartë dhe të kuptueshëm të mallrave për shitje në gjuhën shqipe, duke përfshirë emërtimin e mallit, adresën e fabrikuesit dhe/ose importuesit, marka ose çdo shenjë tjetër dalluese e fabrikuesit, importuesit ose furnizuesit, pesha, sasia, përmasa ose dimensionet, si dhe çdo informacion tjetër që, në vartësi të natyrës së mallit, është i domosdoshëm për identifikimin ose përdorimin e tij, informacion për jetëgjatësinë minimale ose datën e skadimit.

Për më tepër, sipas ligjit krijohet Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorit për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve. Nëse një tregtar nuk jep informacion në lidhje me pagesat shtesë, shpenzimet ose koston e kthimit të mallrave, konsumatori përjashtohet nga detyrimet e tilla. Megjithatë, Komisioni ka autoritetin të vendosë gjoba prej 300,000 Lek ose 2,970 euro për tregtarët që nuk respektojnë kushtet e sipërcituara.

Në rast përsëritjeje, gjobat e parashikuara dyfishohen. Përsëritje vlerësohet rasti, kur shkelësi kryen të njëjtën shkelje për herë të dytë, brenda një periudhe prej pesë vjetësh.

Në rastet kur Komisioni identifikon dëmin e shkaktuar nga një kundërvajtje administrative gjatë shqyrtimit të tij, ai vlerëson masën e dëmit dhe nxjerr një vendim të veçantë për kompensim. Subjekti përgjegjës për kundërvajtjen administrative përballon koston e gjobave të vendosura, të cilat sipas këtij ligji konsiderohen si gjoba të rëndësishme.

2. Rregullore gjithëpërfshirëse e etiketimit në Shqipëri: Sigurimi i informacionit të konsumatorit dhe identifikimi i produkteve

Përveç dispozitave që rregullojnë praktikat tregtare mashtruese dhe çorientuese, Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit rregullon etiketimin dhe shënimin e mallrave, bazuar në kategorinë e produkteve. Në mënyrë tipike, etiketat duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe duhet të përfshijnë detaje të tilla si emri i produktit, adresa e prodhuesit dhe/ose importuesit, shenjat dalluese të prodhuesit; Importuesi dhe distributori, pesha, sasia, madhësia ose dimensionet, dhe çdo informacion tjetër thelbësor për identifikimin dhe përdorimin e produktit.

Nëse është e aplikueshme, etiketa duhet të shfaqë datën e skadencës. Ndërsa etiketa në gjuhën shqipe nuk është e detyrueshme për eksportuesit, shoqëritë shqiptare importuese janë të detyruara për vendosjen e etiketave përpara se produkti të dalë në treg. Etiketat me ngjitëse në shqip, janë të pranueshme kur etiketat kryesore janë në gjuhë të huaj.

Në përputhje me ligjin nr. 9863 ''Për ushqimin'', datë 28.01.2008, të gjitha produktet ushqimore të destinuara për konsumatorët fundorë duhet të kenë etiketa në gjuhën shqipe, me të gjitha detajet e sipërpërmendura. Ngjashëm me mallrat e tjera, etiketa në gjuhën shqipe është përgjegjësi e shoqërisë shqiptare importuese dhe etiketat në shqip janë të pranueshme nëse etiketat kryesore janë në gjuhë të huaj.

3. Angazhimi i Politikave të Gjelbëra në Shqipëri: Pilotimi drejt  sfidave të energjisë dhe pranimi i zgjidhjeve të rinovueshme

Shqipëria ka pasur rol aktiv në Marrëveshje të ndryshme të Gjelbërta,  1  të fokusuara në burime specifike. Kjo ka çuar në njohjen e saj si një "bateri e gjelbër" për rajonin e Ballkanit, për shkak të potencialit të saj të jashtëzakonshëm në burimet e rinovueshme.

Për shkak të ndryshimeve në situatën e ujit dhe mungesës së diversifikimit të burimeve, vendi është mjaft i ekspozuar ndaj rrezikut të pasigurisë së furnizimit me energji elektrike në mënyrë të vazhdueshme. Duke iu referuar Strategjisë Kombëtare të Energjisë 2030, “Qeveria është angazhuar për zbatimin e një politike të rritjes së përdorimit të energjisë së rinovueshme, kryesisht hidro, diellit dhe erës, si një perspektivë afatgjatë e nevojshme për të mbështetur zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, sigurinë e furnizimit me energji dhe mbrojtjen e mjedisit".

Strategjia Kombëtare e Energjisë për Shqipërinë 2018-2030, si një dokument strategjik thelbësor për sektorin kombëtar të energjisë, është në koherencë të plotë me politikat dhe strategjitë e tjera kombëtare dhe me objektivat e Paktit të Gjelbër Evropian:

  1. Sigurimi i energjisë së pastër, të përballueshme dhe të sigurt;
  2. Ndërtimi dhe rinovimi, duke promovuar një sektor ndërtimi më të pastër;
  3. Përshpejtimi i tranzicionit drejt lëvizjes së qëndrueshme dhe inteligjente;
  4. Eleminimi i ndotjes nëpërmjet masave për uljen e shpejtë dhe efikase të ndotjes.

Nisur nga statusi aktual i Shqipërisë si vend kandidat, ka gjasa që të anëtarësohet në BE gjatë periudhës që mbulon kjo strategji. Për këtë arsye, siç kërkon anëtarësimi i saj në Komunitetin e Energjisë, është e një rëndësie thelbësore që strategjia e energjisë të jetë gjithashtu në përputhje me Politikën e Ndryshimeve Klimatike të BE-së, duke garantuar që objektivat e politikës energjetike dhe planet përkatëse të veprimit energjetik të identifikuara në këtë dokument, të jenë jenë në përputhje me ambiciet e shprehura në objektivat e BE-së për reduktimin e CO2 dhe synimet politike në lidhje me ndryshimet klimatike.

Detyrimi i shitësve për të ofruar mallra në ambalazhe të rregullta dhe të sigurta nuk është vetëm një çështje e sigurisë së konsumatorit, por gjithashtu ka implikime të rëndësishme në luftimin e praktikave mashtruese të reklamave si greenwash. Duke siguruar që mallrat paketohen me përgjegjësi, shitësit kontribuojnë në transparencën dhe përfaqësimin e saktë të produkteve. Kjo bëhet veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e aspiratave të Shqipërisë për t'u anëtarësuar në BE. Ndërsa vendi përafron strategjinë e tij energjetike me Politikën e BE-së për Ndryshimet Klimatike, nënvizohet përkushtimi ndaj qëndrueshmërisë mjedisore. Në këtë kontekst, praktikat mashtruese si greenwash, ku përfitimet mjedisore ekzagjerohen ose pretendohen në mënyrë të rreme, zbehen. Përafrimi me standardet e BE-së jo vetëm që mbron konsumatorët nga informacioni mashtrues, por gjithashtu forcon pozicionin e Shqipërisë në nxitjen e praktikave të qëndrueshme, duke krijuar një treg më të informuar dhe më të ndërgjegjshëm.

Subscribe to CMS Green Globe newsletter

previous page

36 Albania - Sustainability claims and greenwashing